Header producten 1
Bioclone gel

Bio Clone

Xheli „Bio Clone“ është një xhel 100% natyral. Ai kujdeset për një fillim optimal të fidanëve. Rrënjëzim i shpejtë dhe një ushqyes shumë i fuqishëm për bimën tuaj.

Biologische bloeistimulator

Stimulues biologjik i lulëzimit

Stimuluesi biologjik i lulëzimit nxit shumimin e mikroorganizmave pozitivë në tokë dhe në këtë mënyrë marrja dhe përcjellja e lëndëve ushqyese (K) në bimë do të kryhet më shpejt.

X seed

X-Seed

„X-Seed“ është një nga produktet tona 100% natyrale. Është një produkt revolucionar që ndihmon në përmirësimin dhe përshpejtimin e mbirjes së farave!

Stimuluesit biologjikë të bimëve

Jeni në kërkim të stimuluesve biologjikë? Ne ju ofrojmë një shumëllojshmëri stimuluesish biologjikë shumë të fuqishëm dhe të cilësisë së lartë. Këto produkte nxisin rritjen e bimëve, shkurreve dhe pemëve. Ato rrisin rezistencën dhe veprojnë shpejt.

„BAC Online“ ofron stimulues të ndryshëm biologjikë për bimët:

  • Stimuluesi biologjik për rrënjët. Me këtë stimulues biologjik, mjedisi i rrënjëve mbrohet më mirë kundër llojeve të ndryshme të sëmundjeve të dheut/tokës. Po ashtu stimulohet rritja e mikroorganizmave. Kjo i shërben më së miri rrënjëve dhe qimeve thithëse të rrënjëve. Ky kombinim i sofistikuar i biostimuluesve kujdeset për një rritje të shpejtë dhe të shëndetshme të rrënjëve.
  • Stimuluesi biologjik i fazës së lulëzimit: Me këtë stimulues biologjik nxitet lulëzimi i bimëve. Periudha e lulëzimit për shumë bimë është periudha më e rëndësishme e ciklit të tyre. Me këtë stimulues biologjik, periudha e lulëzimit fillon më herët. Mbi të gjitha, periudha e lulëzimit do të zgjasë më shumë.
  • Biologische final solution (Zgjidhja përfundimtare biologjike): Ky është një stimulues biologjik për bimët, i cili kujdeset për një fermentim të shpejtë të mbetjeve që gjenden rreth rrënjëve dhe qimeve thithëse të rrënjëve. Ky produkt është i rëndësishëm për përmirësimin e plehut organik.
  • Bio Clone: Stimuluesi biologjik „Bio Clone“ është një xhel natyral që kujdeset për një mbirje optimale të kalemave, formimin e shpejtë të rrënjëve dhe për një lulëzim të bollshëm të bimës suaj.
  • X-Seed: Ky stimulues biologjik për bimët është një produkt revolucionar në përmirësimin dhe përshpejtimin e mbirjes së farave.

Më poshtë mund të gjeni më shumë informacione në lidhje me këta stimulues për bimët. Dëshironi këshilla mbi stimuluesit më të mirë biologjikë për bimët tuaja? Atëherë mos hezitoni të na kontaktoni. Ne ju vijmë në ndihmë me kënaqësi.

Qendra e dijes

Bashkëpunëtorët e „BAC“ zotërojnë njohuri të shumta në fushën e kultivimit të kulturave bujqësore. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju njohuritë tona.

Në rast se keni pyetje në lidhje me produktet tona ose kur dëshironi të këshilloheni në lidhje me përdorimin e këtyre produkteve, mund të komunikoni me ne në çdo kohë.

Kjo faqe përdor cookies

Kjo faqe përdor cookies. Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Lexo më shumë

Mbylle