Metoda më e mirë e kultivimit për kultivuesit pa përvojë është linja e produkteve tona organike. Me të nuk është e nevojshme matja e vlerave të EC (kripërave) dhe pH-së.
Ju mund të na kontaktoni për çdo pyetje që ka të bëjë me ushqyesit biologjikë, stimuluesit biologjikë për bimët, rritësit biologjikë, plehun organik, „Airsock“ dhe skemat e kultivimit.
Mund të na kontaktoni padyshim për këtë, por do të dëshironim të ishim në shërbimin tuaj edhe kur nuk mund të na kontaktoni drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit apo emailit. Për këtë arsye kemi paraqitur në këtë faqe përgjigjet për pyetjet më të shpeshta.
Metoda më e mirë e kultivimit për kultivuesit pa përvojë është linja e produkteve tona organike. Me të nuk është e nevojshme matja e vlerave të EC (kripërave) dhe pH-së.
Substrati është një mjedis (artificial) për rritjen e bimëve, në të cilin rriten rrënjët e bimëve.
a. Gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit, bima ka nevoja të ndryshme për elemente ushqyese.
b. Gjatë fazës së lulëzimit, bimët e shtojnë aciditetin në mjedisin përreth rrënjëve. Kjo do të thotë që në këtë mjedis nevojiten elemente të tjera.
Sapo shikoni shenjat e para të lulëzimit, ju duhet të filloni me dhënien e lëndëve ushqyese në ndihmë të procesit të lulëzimit.
Dallimi më i madh është në mënyrën në të cilën ato krijohen. Ushqyesit (organikë) biologjikë çlirohen ngadalë. Nga ana tjetër, plehrat minerale janë menjëherë të disponueshme.
Marrja e mostrave është e mundur. Për këtë „BAC“ ka sjell në treg një paketë speciale për fillestarët. Kërkojini mostrat pranë një pike shitjeje me pakicë. Ju mund t'i gjeni distributorët tanë nëpërmjet faqeve si në vijim.
Bima e re mund të mbijë gjatë një periudhe 5 deri në 10 ditë. Është e rëndësishme që të formohen rrënjë të mira dhe gjethja të jetë e shëndetshme. Prej këtij momenti fillon faza e rritjes për bimën.
„A & B“ janë të gjitha elementet ushqyese të domosdoshme për bimën. Ato janë ndara në „A“ dhe „B“ për ta bërë zgjedhjen sa më të përqendruar. Ju duhet t'i jepni ushqyesit „A“ dhe „B“ gjithmonë në sasi të barabarta.
„A & B“ në të njëjtin paketim kërkojnë shumë më tepër volum për të shpërndarë lëndët ushqyese. Mos i përzieni asnjëherë koncentratet e pastra „A“ dhe „B“ me njëri-tjetrin, pasi formohet një substancë e pahollueshme.
Aciditeti (pH) ndikon në disponueshmërinë e ushqyesve të ndryshëm për bimët. Kujdesuni që vlerat e pH-së të qëndrojnë gjithmonë brenda kufijve normalë. Konsultohuni në lidhje me vlerën e pH-së në faqen tonë të internetit.
Vlera „EC“ është numri i përgjithshëm i kripërave të tretura në ujë. Ato përbëjnë të gjitha kripërat në ujë, plus kripërat që gjenden në lëndët ushqyese.
Tokat me vlera të ulëta pH-je mund t'i neutralizoni me kalcium dhe magnez. Veçanërisht në fund të një periudhe kultivimi, ndodh shpesh që toka të ketë vlera të ulëta pH-je. Kur përmirësohet vlera e pH-së, atëherë dhe rritja e bimës do të përmirësohet dhe të gjitha elementet do të jenë lehtësisht të përthithshme nga bima.
Ne kemi prodhuar plehrat më të mira të mundshme për substratet e ndryshme. Për substratet hidrologjike (leshi mineral), kapakët e enëve kanë ngjyrë të kuqe. Për substratet e kompostimit, kapakët kanë ngjyrë blu dhe për substratet e dheut kemi ushqyes me 1 komponent me kapakë në ngjyrë të gjelbër.
Po, kjo është e vërtetë. Stimuluesit tanë të lulëzimit – për rrënjët dhe lulëzimin mund t'i përdorni në çdo lloj dheu.
Ju lutemi, na telefononi ose na dërgoni një mesazh nëpërmjet formularit të kontaktit.
Shikoni në rubrikën e pikave të shitjes në këtë faqe interneti. Është dyqani juaj aty? Na dërgoni një mesazh nëpërmjet faqes së internetit dhe ne do të kontaktojmë dyqanin tuaj.
Ju lutemi, na telefononi ose na dërgoni një mesazh nëpërmjet formularit të kontaktit.
Po, „BAC“ ka edhe dyqan në internet. Atë mund ta vizitoni nëpërmjet URL-së në vijim: www.bac-shop.com
Kjo faqe përdor cookies. Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni përdorimin e cookies. Lexo më shumë