Close sidebar navigation

Produktet > Produkte biologjike > Ushqyes për rritjen

Ushqyes biologjik për rritjen

Ushqyesi për rritjen „BAC“ është prodhuar në mënyrë të tillë që të përmbushë të gjitha nevojat e kulturave tuaja gjatë procesit të rritjes. Ne punojmë me plehra biologjikë të cilësisë më të lartë, të cilat janë gjithashtu lehtësisht të përthithshme.

Duke përdorur stimuluesin e rrënjëve „BAC“, mikroorganizmat pozitivë ushqehen dhe zhvillohen me shpejtësi, duke mundësuar kështu praninë e menjëhershme të elementeve të nevojshme nga ushqyesit për rritjen „BAC“ për kulturat tuaja. Gjatë fazës së rritjes, kulturat tuaja kanë nevojë për azot (N), fosfor (P), kalcium (Ca) dhe magnez (Mg). Duke marrë në mënyrë të balancuar ushqyesit për rritjen, bimët tuaja do të marrin pikërisht atë për të cilën kanë nevojë. Kjo çon në një zhvillim me të mirë dhe më të shpejtë gjatë kohës së rritjes.

Gjatë fazës së rritjes, vëmendje i kushtohet edhe stimulimit të rritjes së rrënjëve, prodhimit të filizave të reja dhe zhvillimit sa më të mirë të të gjithë pjesës së nëndheshme të bimëve tuaja, në mënyrë që ato të dalin dhe të rriten të forta dhe të shëndetshme. Kombinimi i ushqyesit për rritjen „BAC“ dhe stimuluesit të rrënjëve „BAC“ do ta bëjë kulturën tuaj me tepër rezistente ndaj sëmundjeve të ndryshme (pythium/fusarium), dëmtimeve të insekteve (mizave/merimangave) dhe gabimeve klimaterike eventuale të kultivuesit.

Nëpërmjet përdorimit të stimuluesit të rrënjëve „BAC“ dhe dhënies së kërpudhave „BAC“ stimulohet në masë të madhe prodhimi i mikroorganizmave të nevojshëm. Kjo sjell një ekuilibër optimal të periudhës së lulëzimit të kulturave tuaja. Ushqyesi biologjik për rritjen „BAC“ përbëhet nga komponentë të miratuar nga „Soil Association“. Për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve dhe sheqernave, ky pleh bashkëpunon në harmoni me bakteret që gjenden në tokë dhe „mycorrhiza“ e „BAC“. Ky produkt përmban „Yucca“, i cili është një element i lëngshëm natyror që ndihmon në depërtimin e thellë të plehut në tokë. „Yucca“ kontribuon gjithashtu në një balancë të qëndrueshme të ujit si në toka të hapura edhe në vazo.

Gjendet në paketime 500 ml, 1 dhe 5 litra

Çmimi: duke filluar nga 9,25 €

Porositni në dyqanin tonë në internetKërkoni një pikë shitjeje

Biologische groeivoeding

Ushqyes biologjik lulëzimi

Ushqyes biologjik lulëzimi

Ushqyesi biologjik i lulëzimit „BAC“ është prodhuar në mënyrë të tillë që të përmbushë të gjitha nevojat e kulturave tuaja gjatë procesit të lulëzimit.

Shiko produktin
Produkte të tjera

Produkte të tjera

Plehu organik prodhohet nga lëndë natyrore të papërpunuara (me origjinë bimore ose shtazore).

Shiko produktet
PK Booster

PK Booster

Përdorimi i rritësit „BAC PK booster“ ka çuar në rezultate shumë të mira në kopshtarinë dhe bujqësinë angleze.

Shiko produktin
Amplifikatorë

Amplifikatorë

Jeni në kërkim të përforcuesve biologjikë për bimët? Ne ju vijmë në ndihmë për këtë. Ne disponojmë një gamë të gjerë përforcuesish biologjikë për bimët.

Shiko produktet

Rrjetet sociale

Qëndroni të përditësuar duke na ndjekur!

Kontakt

BG Products BV
Spectrumlaan 39
2665 NM  Bleiswijk
Holandë

+31 (0)182 - 687 530
info@baconline.nl

Scroll to top