Close sidebar navigation

Produktet > Airsock

Airsock

Jeni në kërkim të një sistemi që kontrollon klimën brenda serave tuaja? Në këtë rast „Airsock“ është çfarë këshillojmë. „Airsock“ bën të mundur shpërndarjen e ajrit brenda një hapësire. Po ashtu sistemi „Airsock“ kujdeset që brenda këtyre hapësirave të mungojnë rrymat e ajrit.

„Airsock“ njihet gjithashtu me emrat „tubat e ajrimit“ ose „tubat e shpërndarjes së ajrit“.„Airsock“ kujdeset për një shpërndarje optimale të ajrit. Në këtë mënyrë, ajri i pastër me temperaturën e përcaktuar më parë shkon pikërisht ku dëshironi. „Airsock“ gjendet në këto diametra: 12,5 cm, 16 cm, 20 cm 25,4 cm dhe 32,5 cm. Gjatësia e „Airsock“ mund të shkojë deri në 100 m. Në rast se tubat duhet të fiksohen, atëherë punohet me pjesë. Pjesët lidhen me njëra-tjetrën me anë të zinxhirëve deri në plotësimin e të gjithës. „Airsock“ ofrohet në madhësi dhe ngjyra të ndryshme. „Airsock“ ka peshë të vogël, përshtatet në të gjitha llojet e formave dhe fiksohet lehtësisht. Pra, „Airsock“ ofron mundësi të pafundme.

Avantazhet e „Airsock“ të „BAC“:

  • Kontroll më i mirë i klimës
  • Parandalon të ftohtin te bimët
  • Kryen shpërndarje të njëjtë të ajrit
  • Zbut zhurmat
  • Filtron gjitha insektet dhe copëzat e pluhurit
  • Ka nevojë për 20% më pak fuqi thithëse
  • Pas çdo kultivimi, „Airsock“ duhet të lahet në temperaturën 30 gradë

Kontroll i klimës nëpërmjet „Airsock“

„Airsock“ mund të përdoret në vende të ndryshme, si në sera, laboratorë, zyra e të tjera. Kontrolli i klimës përbën një pjesë të rëndësishme të kultivimit të bimëve. Tubat e shpërndarjes së ajrit mund të përshtaten në çdo hapësirë të imagjinueshme. Avantazhi më i madh i këtij sistemi është se hapësirat ajrosen pa qenë nevoja e krijimit të rrymave të ajrit!

„Airsock“ dhe rritja e bimëve

Për një rritje sa më optimale të bimëve nevojitet CO2. Një „Airsock“ mund të kujdeset për mbajtjen në parametrat e duhura të sasisë së nevojshme të CO2 për bimët. „Airsock“ funksionon si në vijim: Kur ventilatori fillon të punojë, „Airsock“ mbushet me ajrin që futet brenda. Pas kësaj, ajri i pasur me CO2 shpërndahet në hapësirë në mënyrë të njëtrajtshme. Si rezultat, bimët janë të ekspozuara ndaj ajrit të freskët, ndërsa ajri i ftohtë ka mundësinë e ngrohjes, dhe në këtë mënyrë klima mbetet brenda vlerave optimale. Është një mënyrë e thjeshtë, por efikase. Mungesa e ajrimit sjell si pasojë një rritje jo të mirë, pengon zhvillimin e bimëve dhe mund të shkaktojë zverdhjen e gjetheve.

Çmimi: duke filluar nga 20,95 €

Porositni në dyqanin tonë në internetKërkoni një pikë shitjeje

Airsock kopen

Rrjetet sociale

Qëndroni të përditësuar duke na ndjekur!

Kontakt

BG Products BV
Spectrumlaan 39
2665 NM  Bleiswijk
Holandë

+31 (0)182 - 687 530
info@baconline.nl

Scroll to top