Rreth nesh

BAC është prodhues i ushqimit bimor, stimuluesve dhe përmirësuesve të bimëve për kultivim organik dhe tradicional. Falë njohurive tona të gjera të kultivimit dhe asortimentit të gjerë, ne jemi bërë një lojtar global në industrinë e kultivimit që nga viti 2000. 

Biological Activated Cocktail (Koktej Biologjik i Aktivizuar)

BAC qëndron për Biological Activated Cocktail (Koktej Biologjik i Aktivizuar). Megjithëse fokusi ynë është në kultivimin organik, ne gjithashtu mbështesim prodhuesit tradicionalë. Iniciatori Frits Visser është i njohur me të gjithë tregjet bujqësore. Për vite me rradhë ai ndërtoi njohuri në kultivimin e trëndafilave dhe ende përdor ekspertizën e tij si këshilltar në bujqësi dhe kopshtari. Këtë ekspertizë ai përdor si në Hollandë ashtu edhe jashtë saj. Në Indi dhe Amerikën e Jugut ai është mjaft i njohur për njohuritë e tij të gjëra për jetën e tokës dhe mikro-organizmat; një specializim që shpjegon preferencën e tij për kultivimin organik. 

Nga shitjet e një produkti të vetëm deri tek shpërndarja e projekteve të gatshme

BAC është aty për çdo kultivues. Pavarësisht nëse po blini një produkt të vetëm ose na kërkoni një projekt të gatshëm, ne jemi të lumtur t'ju ndihmojmë. Ne mund të zhvillojmë ose përshtatim receta për kutivuesit më të mëdhenj. Së bashku ne sigurojmë tokën më pjellore, një kulturë të shëndetshme dhe produkte përfundimtare me cilësi të lartë. Në këtë mënyrë ne krijojmë një themel të fortë për një marrëdhënie të bukur dhe afatgjatë. 

Produktet tona

Vitet e fundit kemi zhvilluar disa produkte që i ofrojmë nën emrin tonë si dhe me etiketë private:

Produktet tona organike përbëhen kryesisht nga përmirësues të tokës. Një tokë e shëndetshme që ushqehet me elemente natyrore krijon një jetë të larmishme të tokës, i bën të korrat më rezistente ndaj sëmundjeve dhe siguron produkte përfundimtare më të mira dhe më të shijshme. Për disa kultivues, përdorimi i produkteve organike nuk është i mundshëm. Në një rast të tillë, ne rekomandojmë produktet tona minerale. Stimuluesit e bimëve kontribuojnë në tokën e shumimit për mikroorganizmat. Ata i shndërrojnë plehrat biologjikë ose organikë në elementë të veçantë që të korrat mund t’i thithin më lehtë. Kjo siguron një rritje optimale. 

Përveç zhvillimit dhe shitjes së produkteve ushqimore për kultivim, ne jemi të specializuar në pastrimin e ujit. Ne shpesh kryejmë projekte të tilla në vendet ku uji është më pak i pastër. Falë ujit më të pastër, të korrat rriten më shpejt dhe rreziku ndaj sëmundjeve është më i vogël. Ne gjithashtu optimalizojmë proceset e kompostimit dhe fermentimit në vende të ndryshme të botës.

Çertifikimet

Në vitet e fundit, ne kemi pajisur pothuajse të gjitha produktet tona organike me shenja të cilësisë së lartë. Për shembull, shumë kanë marrë Shenjën e Cilësisë Vegan. Ne jemi shumë krenarë për këtë. Në këtë faqe mund të gjeni të gjitha çertifikatat në produktet tona.

Qendra e njohurive dhe këshilla personale 

Ne nuk i mbajmë vetëm për vete njohuritë dhe ekspertizën tonë në lidhje me kultivimin. Ne jemi të lumtur t'i ndajmë këto me ju përmes qendrës sonë të njohurive. Këtu ne u përgjigjemi pyetjeve të bëra shpesh dhe rregullisht postojmë bloge informuese.

Ju gjithashtu mund të na kontaktoni për këshilla personale. Nga pyetjet e thjeshta të dozimit deri tek raste te komplikuara: ne përpiqemi t'i këshillojmë të gjithë sa më mirë.

Ju lutem na kontaktoni

Scroll to top