• Header-kenniscentrum-1.jpg

« Prapa

A mund të stresohen bimët?

Kunnen planten stress.. - Blog

Një bimë mund të përjetojë stres kur përballet me rrethana të vështira. Stresi tek bimët është një përgjigje biologjike për të luftuar situatat që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre. Ata janë shumë aftë për të përballuar sitauata të tilla. Ata kanë zhvilluar të gjitha llojet e mekanizmave mbrojtës kundër kërpudhave dëmtuese, thatësirës, ​​nxehtësisë, të ftohtit dhe barngrënësve. Kjo i lejon ata të mbijetojnë.

Si kultivues, ju mund ta mbështesni bimën tuaj në luftimin e faktorëve të stresit, në mënyrë që ajo të lulëzojë në mënyrë optimale dhe të ketë një rendiment të lartë. Në këtë artikull do të diskutojmë 7 faktorë stresi.

Faktori i stresit 1. Shumë pak ose tepër ujë

Ju mund ta njihni këtë faktor stresi si vyshkje e bimës. Është e rëndësishme të dini saktësisht se sa ujë ka nevojë bima juaj, pasi që kjo nvaret nga lloji i bimës. Në blogun tonë "Sa ujë u duhen bimëve të mia?" ju do të gjeni këshilla se si ta përcaktoni këtë dhe çfarë të bëni nëse bima juaj ka marrë tepër ose shumë pak ujë.

Faktori i stresit 2. Vendndodhja e gabuar

Një vendndodhje e duhur nuk ekziston. Çdo specie bimore ka nevoja të ndryshme. Për shembull, një bimë ka nevojë për më shumë dritë se një tjetër ose për një temperaturë më të lartë. Kontrolloni këto karakteristika paraprakisht, në mënyrë që nga fillimi të vendosni bimën në vendin e duhur.

Si e zbuloni që bima juaj është në vendin e gabuar? Nëse gjethet marrin njolla kafe ose të zeza, atëherë vendi është shumë i ngrohtë ose shumë i thatë. A vuan bima nga rënia e gjetheve? Atëherë temperatura e ambientit është shumë e ulët, ose bima juaj gjindet në erë flladi. Një pllakë prej druri nën vazë krijon një mbrojtje shtesë. A krijohen sytha të verdhë në bimë? Edhe në këtë rast ambienti mund të jetë shumë i ftohtë. A janë dobësuar kercëllat? Atëherë e keni vendosur vazën në një vend shumë të errët.

Edhe zhvendosja e bimëve tuaja nga brenda në pjesën e jashtme mund të shkaktojë stres. Ne ju rekomandojmë që së pari të ndërtoni një strehë, në mënyrë që tranzicioni të mos jetë aq i madh.

Faktori i stresit 3. Mungesa e ushqyesve

Nëse gjethet e bimës janë të zbardhura, kjo zakonisht do të thotë që ka një mungesë të lëndëve ushqyese. Ushqimi bimor përmban mikroelemente që sigurojnë rritjen dhe funksionimin optimal. Nëse bima nuk merr mjaft nga këto elementë, ose tepër, atëherë ajo mund të pasojë dëme. Ju mund të lexoni më shumë rreth kësaj në blogun tonë "Çfarë janë  mikroelementët?". Nëse keni marrë masa, mirpo çngjyrosja e bimës vazhdon, atëherë mund të ekziston gjithashtu një problem me vlerën e pH apo aciditetin. Ju mund të ndikoni në vlerën e pH me produktet tona si pH- dhe pH+.

Faktori i stresit 4. Ajri shumë i thatë

Në dimër ajri është më i thatë. Gjethet mund të thahen dhe të mbulohen me pluhur. Si rezultat, bima nuk merr dritë të mjaftueshme. Hiqni pluhurin rregullisht, për shembull me një leckë të lagur.

Faktori i stresit 5. Lagështia shumë e lartë

Nëse lagështia është shumë e lartë, atëherë bima nuk mund të heqë lagështinë e saj. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse atëherë bima nuk ka vend në rrënjë për të thithur lëndë ushqyese të reja. Ne ju rekomandojmë që të blini një aparat për heqjen e lagështisë, një ventilator ose një dehidratues.

Faktori i stresit 6. Ndërrimi i vazos

Ndërrimi i vazos është per një bimë një ngjarje ekstreme. Ajo hyn në një mjedis të ri, duhet të adaptohet me një tokë të re dhe humbë rrënjët. Gjethet mund të bëhen të verdhë ose të bien. Nëse siguroni që toka në vazo përmban ushqyesit e duhur, atëherë çdo gjë do të shkojë mirë. Pas një kohe, bima zakonisht do të mësohet plotësisht me situatën e re dhe do të vazhdojë të rritet.

Faktori i stresit 7: Sëmundjet dhe dëmtuesit

Një bimë gjithashtu mund të ballafaqohet me sëmundje dhe dëmtues. Sikur përshembull kërpudhat e dëmshme, kalbja e rrënjëve apo sulmim nga insekte. Ne ju rekomandojmë që ta largoni bimën nga bimët e tjera në rast të një infektimi apo sulmi nga insektet dhe të na kontaktoni. Lexoni gjithashtu blogun "Si mund ta shoh nëse bima ime është e shëndetshme" për më shumë informata.

Tek BAC kemi produkte të ndryshëm që mund t’i përdorni për të mbajtur kultivimin tuaj të shëndetshëm, përfshirë këtu: Silica Power. Ky përforcues bimorë aktivizon jetën e tokës dhe forcon qelizat bimore. Bima juaj krijon rezistencë ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve.

Këshilla personale?

Dëshironi të flisni me një ekspert për kushtet në të cilat rritet bima juaj? Bëni pyetjen tuaj këtu.

« Prapa

Scroll to top